
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka mbështetur deklaratën e sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo drejtuar qeverisë bjelloruse, për të pranuar ndërmjetësimin e ofruar nga kryetari në detyrë i OSBE-së Edi Rama, për zgjidhjen e situatës së krijuar pas zgjedhjeve presidenciale.
Kim ka shpërndarë në rrjetin social Twitter deklaratën e plotë të sekretarit të shtetit amerikan Pompeo, duke cituar shqetësimin e shprehur për mënyrën si u mbajtën zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi.