Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur i zhgënyër në lidhje me veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë.
Zaev ka thënë në një dekalaratë për mediat se përmes këtij hapi Bullgaria ka shkelur Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, të nënshkruar në vitin 2017 dhe ka bllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE.
“Në këtë ditë, ne dëgjojmë zhgënjimin e madh të të gjithëve në një frymë. Bullgaria vuri veton, shkeli Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë dhe kështu bllokoi rrugën e integrimit tonë evropian, për të cilin institucionet e BE-së dhe vendet anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë, kanë theksuar vazhdimisht se ne i përmbushim kushtet për fillim të negociatave”, ka thënë Zaev të mërkurën për gazetarët.
Veprimin e Bullgarisë, kryeministri maqedonas e ka cilësuar si larg standarteve europioane. Ai ka thënë se imponimi i një identiteti tjetër nuk është demokratik.
“Qëndrimi i Bullgarisë është plotësisht iracionale dhe fyes për maqedonasit dhe gjithë popullin tonë. Në shekullin 21, nuk është as evropiane dhe as demokratike t’i thuash tjetrit se si të ndihet, si të përcaktohet vetvetiu. Nuk është evropiane të shkruash historinë e një kombi tjetër. T’ia impononi një identitet një populli tjetër dhe ta bindni atë se duhet ta pranojnë”, ka thënë Zaev.
Bullgaria refuzoi në 17 nëntor, në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE-së të miratojë kornizën e negociatave të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, duke bllokuar efektivisht fillimin zyrtar të bisedimeve të pranimit për vendin fqinj.
Bullgaria kërkon garanci nga Maqedonia e Veriut se nuk do të ketë asnjë pretendim për një pakicë maqedonase në Bullgari. Ajo gjithashtu dëshiron që dokumentet zyrtare të BE-së të shmangin përmendjen e “gjuhës maqedonase”, e cila thotë se rrjedh nga bullgarishtja.