Ish-kreu i Bandës së Vlorës, Myrteza Caushi ose siç njihet ndryshe Zani Caushi i kërkoi Gjykatës së Korçës të llogarisë saktë vitet e tij të dënimit.
Në një kërkesë drejtuar gjykatës, ai kërkon të llogariten të gjitha ditët duke filluar nga momenti i arrestimit.
Në Korrik Zani Caushi kërkoi të lirohej me kusht për shkak se ka fëmijë të mitur dhe ka gjetur një vend pune.
Kodi Penal parashikon se lirimi me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm jepet kur kanë kryer tre të katërtat e dënimit, të jetë sjellë mirë në burg si dhe ka arsye të veçanta si puna apo fëmijë të mitur etj.
Marrë shkak nga ky parashikim ligjor, dhe një tjetër kriminel si Genc Ferhati ka kërkuar lirimin me kusht. Ai argumenton se kushtet e vështira të shendetit dhe një sërë rrethanash të tjera, plotësojnë kushtet që ai të lirohet me kusht.
Lirimi me kusht ka shërbyer si një hapësirë ligjore me të cilën janë liruar shumë kriminelë të tjerë (për më shumë lexo këtu)