Sipas marrëveshjes mes Kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha, zgjedhjet lokale në Kavajë, që nuk u zhvilluan më 7 maj, do të mbahen në të njëjtën ditë më zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit.
Komsioni Qendror Zgjedhor, pak ditë më parë, miratoi zyrtarisht 26 majin si afatin e fundit për regjistrimin e kandidatëve për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës.
Kandidatët
Partia Socialiste ndërroi kandidatin e saj në momentet e fundit: në zgjedhjet e 7 majit PS propozonte Klodian Shehin për Bashkinë Kavajë, ndërsa në zgjedhjet e 25 qershorit do të garojë Dorian Murati.
Dorian Murati më herët ka mbajtur postin e Drejtorit të ALUIZNI-t në Kavajë, ndërsa aktualisht prej idsa muajsh është Drejtori i OSHEE-së.
Partia Demokratike propozon Isa Sakjan për kreun e Bashkisë. Isa Sakja është kryetari i degës së PD-së në Kavajë.
Lëvizja Socialiste për Integrim në ditët e fundit ka vendosur të garojë më vetë në këto zgjedhje. Kandidati i saj është Maksim Kona, 59-vjeçari me profesion inxhinier. Zoti Kona prej vitesh ka punuar mes Italisë dhe Kavajës.
Rezultatet e zgjedhjeve 2015
Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, kur garonte Elvis Rroshi nga koalicioni i majtë dhe Ëngjell Cara nga koalicioni i djathtë, morën pjesë 26,778 votues, ose rreth 44 për qind e zgjedhësve.
Pavërësisht bërjes publike të së shkuarës kriminale, Elvis Rroshi fitoi me 63,6 për qind të votave.
Në fund të vitit 2016, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin e kryebashkiakut zotit Rroshi pasi në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, kishte fshehur të shkuarën e tij kriminale në formularin e vetëdeklarimit.