Zgjedhjet presidenciale në Serbi gërryejnë demokracinë

Gazeta prestigjoze amerikane New York Times shkruan se zgjedhja e Aleksandër Vuçiçit si President i Serbisë ka shënuar një hap më shumë drejt autokracisë.

Më poshtë gjeni artikullin e plotë:

Me zgjedhjen e Aleksandër Vuçiç në postin e Presidentit më 2 prill, Serbia është në prag të autokracisë. Edhe pse presidenti është më shumë post ceremonial, Zoti Vuçiç tani mund të zgjedhi kryeministrin e vendit dhe të konsolidojë pushtetin e tij. Tani Parlamenti dhe sistemi gjyqësorë janë të gjitha të kontrolluara nga Partia Progresive e Aleksandër Vuçiçit.

Ai ka censuruar median dhe marxhinalizuar opozitën e vendit. Përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme është e dëmshme për demokracinë në Serbi.

Zoti Vuçiç fitoi zgjedhjet presidenciale me mbi 50 për qind të votave, duke e tej kaluar kandidatin e dytë, Sasa Jankovic, i cili morri më pak se 16 për qind të votave. Zgjedhjet u njollosën nga akuzat për frikësim të votuesve dhe censurë të plotë të medias nga Vuçiç dhe partia e tij.

Cinizmi dhe pakënaqësia e qytetarëve serbë duket qartë në kandidaturën e Luka Maksimoviç, një student 25- vjeçarë i cili garoi — në fillim si për shaka— nën pseudonimin Ljubisa “Beli” Preletacevic — emër i përdorur për personat që ndërrojnë parti për përfitm personal – mori 9 për qind të votave. Por pakënaqësia ndaj politikës serbe shkon përtej cinizmit.

Çdo ditë që nga dita e zgjedhjeve, qindra protestues, shumica të rinj, kanë dalë në rrugët e Beogradit, me bilbila dhe me slloganë në dorë si “Poshtë diktatura” dhe “Vuçiç, ti vodhe zgjedhjet”.

Vuçiç mburret me faktin se qeveria nuk i ka ndaluar protestat dhe kjo “është shenjë e demokracisë”. Duke qënë se në shtet autokratike protestat shtypen, ai ka të drejtë — ose ndoshta ai thjesht nuk do të fryjë më shumë studentët të kthehen në një kërcënim, tani që zgjedhjet përfunduan.

Megjithatë në fillim, Zoti Vuçiç tregoi një angazhim ndaj demokracisë duke rivendosur lirinë e shtypit, duke lejuar pikëpamjet opozitare në public, burimin e pavarur të informacionit, dhe duke urdhëruar një hetim të pavarur për akuzat e frikësimit të votuesve me premtimin se çdo përfshirje në to do të dënohejë.

Udhëheqësit evropian të cilët shohin në njerëzit e fortë si lloji i Vuçiçit forcën e qendrueshmërisë — dhe shpresojnë se Zoti Vuçiç do të mbajë premtimin e tij për të drejtuar Serbinë në rrugën e anëtarësimt me BE edhe pse ndikimi i Rusisë në Ballkan po rritet — duhet të shmangin tundimi për të shikuarr anën tjetër, atë në të cilët Vuçiç dhe aletatë e tij po monopolizojnë dhe po vënë nën kontroll të gjithë institucionet politike dhe median e vendit.

Një kontroll i tillë nga Zoti Vuçiç është një tradhëti ndaj vlerave thelbësore të BE-së, dhe ndaj shumë serbëve të cilët e shohin BE-në si fener të demokracisë dhe lirisë në një kohë kur udhëheqësit e vendeve të Evropës qendrore dhe lindore po i kthejnë kurrizin demokracisë.

Përkthyer nga Exit.al

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>