Kandidatja për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peto ka paditur për herët të dytë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për përjashtimin e saj nga gara për këtë gjykatë.
Sipas News 24, Peto ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të KED për skualifikim e saj nga gara.
Më herët Apeli Administrativ e riktheu në garë, Peton por KED vendosi ta përjashtonte atë nga gara.
Peto kallëzoi në SPAK kryetaren e KED, Vitore Tusha dhe relatoren e dosjes së saj, Miranda Andoni me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas saj ato e kanë skualifikuar me pa të drejtë nga gara.