Zhaklina Peto ka paditur të hënën sërish Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Sipas Shqiptarja.com, Peto pretendon se përjashtimi i saj nga gara është në kundërshtim me ligjin dhe vullnetin e saj.
“Relatorja e çështjes ka injoruar në mënyrë të qëllimtë të gjitha dhe çdo kërkesë timen për të më sqaruar pyetjet e saj, veçanërisht duke pasur parasysh që këto pyetje ishin esenciale në një proces, ku gjetjet e saj tashmë përfshin çështje dhe aludime të reja jashtë hetimit dhe konkluzioneve të dy procedurave të mëparshme. Relatorja në një akt të paprecedentë dhe flagrant ka lënë në mes procedurën e hetimit dhe verifikimit të gjetjeve të mia nga organet tatimore (DPT dhe DRTT), duke parashtruar në relacion dhe vendim gjetje dhe konkluzione tërësisht të pavërteta dhe në kundërshtim të hapur me konkluzionin e dhënë në aktet dhe shkresat e organeve tatimore, duke kryer një shkelje të rëndë të procedurës”, argumeton Peto.
Ajo shprehet më tej se relarorja çështjes, Miranda Andoni ka injoruar gjendjen e saj shëndetësore dhe e ka shtyrë atë të shkelë rregullat kundër Covid-19.
“Unë e konsideroj këtë veprim të pa-precedentë, aspak human, në kundërshtim me normat etike, por edhe në shkelje flagrante të të drejtave të mia ligjore”, shkruan Peto.
Peto u tërhoq nga gara, njofton KED javën e kaluar. Ajo kishte paralajmëruar daljen nga gara një ditë më parë. Ajo tha se zotëron dokumentet për të mbështetur kandidaturën e saj por e ka të pamundur t’i marrë pasi është me COVID-19 që prej datës 19 dhjetor. Ajo shtoi se pavarësisht kësaj KED nuk i ka dhënë kohë më shumë.
Gjykata e Apelit Administrativ vendosi të kthejë për herë të dytë në garë kandidaten për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peton. Kandidatja Peto u ishte skualifikuar nga gara për herë të dytë me argumentin se nuk plotësonte kriteret.