Pohimet e politikanëve për protestën kundër importit të mbetjeve

Pohimet e politikanëve për protestën kundër importit të mbetjeve

Rreth tre mijë qytetarë protestuan, sot, nën parrullën “Jo plehra në Shqipëri”, kundër ligjit për importin e plehrave. Kjo protestë u komentua nga disa prej politikanëve të lartë të vendit.

Kryeminisitri Edi Rama u shpreh, përmes një postimi në Facebook:

Çdo qytetari mes protestuesve sot që mendon se e do Shqipërinë më të pastër se unë i them: Je gabim! Ligji i shërben pikërisht qëllimit tënd!

Deputetit socialist Besnik Bare, kundërshtar i ashpër i ligjit në vitin 2011, tha se:

U bëj thirrje njerëzve që ne duhet të ulemi dhe nëqoftëse ata konkretisht kanë ndonjë gjë për të pasqyruar, për të reflektuar në ligj [ligji i importit të mbetjeve], hajde ta amendojmë.”

Deputeti socialist Eduard Shalsi, propozues i projektligjit, pohoi:

Për asnjë çast, në asnjë rrethanë ne nuk do të tradhëtonim interesat e shqiptarëve.”

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, gjatë një takimi me qyetarët e Lezhës, pohoi:

Nuk i ndalon dot qytetarët, duke u hequr zërin nga ekrani… Ata do të vendosin për importin e mbetjeve. Ata, qytetarët, populli. Asnjë parti, asnjë qeveri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>