200 të plagosur të tjerë nga përplasjet mes policisë izraelite dhe palestinezëve

Nga Exit News
200 të plagosur të tjerë nga përplasjet mes policisë izraelite dhe palestinezëve

Përplasjet e ditëve të fundit mes palestinezëve dhe policisë izraelite u zhvendosën  jashtë xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem.

Autoritetet kishin ndaluar hyrjen e hebrenjëve në kompleksin e xhamisë, që u konsiderua provokim nga palestinezët.

Pas sulmit me gur ndaj një vendkontrolli policie, kjo e fundit hyri në kompleksin e xhamisë për të zmbrapsur protetuesit.

Më shumë se 200 njerëz u plagosën, teksa policia u përgjigj me granata çorientuese.

Dhuna e së hënës i paraprin marshimit nacionalist të Ditës së Flamurit, që shënon kapjen e Jeruzalemit Lindor nga Izraeli në Luftën e 6 ditëve në 1967.

Qindra të rinj izraelitë zakonisht tundin flamurin duke parakaluar nëpër zonat myslimane, duke kënduar këngë patriotike.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur javët e fundit, fillimisht për shkak të kufizimeve të forta gjatë Ramazanit e sërish, pas vendimit të një gjykate izraelite për shpënguljen e disa dhjetra palestinezve.

Vendimi u bë shkak për nisjen e përleshjeve të premten në xhaminë “Dome of Rock”, ku ngelën 213 persona të plagosur.

Ato vijuan ditën tjetër në qytetin e vjetër në Jeruzalem, ku u plagosën 90 protestues të tjerë, për shkak se policia kishte bllokuar qarkullimin në atë zonë.

Ndonëse Gykata e Lartë e Izraelit vendosi të dielën shtyrjen e vendimit të shpërnguljes së familjeve palestineze, duket se festimi i Ditës së Flamurit të Jeruzalemit ka ngjallur pakënaqësi të reja te palestinezët.

Qyteti është pika më e nxehtë e konfliktit pai Izraeli e konsideron si kryeqytetin e tij, megjithëse nuk njihet nga shumica e vendeve të tjera.

LEXO  "Koalicioni qeveritar është shumë i qëndrueshëm"

Ndërkohë, palestinezët shpresojnë ta shndërrojnë gjysmën lindore të Jeruzalemit në kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.

Të dielën kryeministri izraelit Netanyahu mbrojti veprimet e policisë, duke u shprehur se ata veçse po mbronin rendin.

 

Lajme te ngjashme