Gjykata izraelite shtyn dëbimin e familjeve palestineze në Jeruzalem

Nga Exit News
Gjykata izraelite shtyn dëbimin e familjeve palestineze në Jeruzalem

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit siguroi të dielën shtyrje të seancës gjyqësore mbi dëbimet e planifikuara të familjeve palestineze në Jeruzalem.

Sipas Reuters, seanca e radhës duhet të shvillohej të hënën, pas kërkesës së apelit të disa familjeve palestineze, pranë Gjykatës së Lartë izraelite, kundër dëbimeve të planifikuara në lagjen Sheikh Jarrah në Jeruzalemin Lindor.

Tensionet mes dy vendeve filluan me kufizimet e forta të vendosura përgjatë muajit të Ramazanit dhe arritën pikën e vlimit, pas vendimit për shpënguljen e familejeve, për t’u bërë vend kolonëve izraelit.

Përplasja nisi të premten në xhaminë “Dome of Rock”, ku ngelën 213 persona të plagosur dhe vijoi ditën tjetër në qytetin e vjetër në Jeruzalem, ku u plagosën 90 protestues të tjerë.

Vendimi i një gjykate më të ulët në favor të kolonëve izraelit u pa nga palestinezët si zaptim i Jeruzalemit nga ana e Izraelit.

Shtyrja i jep qeverisë një dritare kohe prej 30 ditësh, që të zbusë konfliktin e dhunshëm që ka lindur ditët e fundit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mbrojti veprimet e policisë në përplasjet me protestuesit, duke u shprehur se po mbronin rendin.

 

Lajme te ngjashme