50 mjekë dhe infermierë të prekur nga COVID-19, janë shëruar. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Në një postim në faqen e saj në Facebook, Manastirliu shkruan se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 infermierë.
Edhe 3️⃣ infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga #COVID19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit 🙏🏼
Janë 5️⃣0️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅
Insituti i Shëndetit Publik, në përditësimin e bërë të dielën, deklaroi se deri tani janë 410 të shëruar.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 persona. Ndërkohë 14 raste të reja janë rregjistruar sot me COVID-19, duke e çuar numrin total të të prekurve 726.