Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen e detit, duke ironizuar kryetarin e PD-së Lulzim Bashën.
Në një postim në Twitter, Rama pohon se ende nuk ka marrëveshje me Greqinë duke theksuar se çdo gjë ka qënë transparente.
“Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S’ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh,se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!
Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s’ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017! Ta kam thënë, këtë popull për budalla s’e bëni dot.”
Më herët Basha e Rama shkëmbyen replika në Twitter në lidhje më këtë çështje.