Eurokomisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi nisi të enjten vizitën në Kosovë.
Ai pritet të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin Thaçi, krytaren e Kuvendit Osmani dhe përfaqësues të opozitës. Tema kryesore e takimeve do të jetë reformat e Kosovës, bisedimet Kosovë-Serbi dhe prespektiva për integrimin europian të vendit.
Ngjashëm si në Shqipëri, Varhelyi do të flaës për qytetarët e Kosovës nga salla e kuvendit.
Një ditë më parë Eurokomisioneri për Zgjerimin Varhelyi vizitoi Tiranën, ku u takua me kryeministrin Rama, presidentin Meta dhe kreun e opozitës Basha.