Haradinaj në mbështetje të Thaçit e Veselit: Kosova do dalë faqebardhë në këtë sfidë

Nga Exit News
Haradinaj në mbështetje të Thaçit e Veselit: Kosova do dalë faqebardhë në këtë sfidë

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shprehur përkrahjen e tij për Hashim Thaçin e Kadri Veselit, aktakuza për krime lufte e të cilëve u konfirmuan nga Haga orët e fundit.

Ai shprehu besimin në pafajësinë e tyre:

“Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë. Duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë.”

Haradinaj theksoi se UÇK-ja tregon sakrificën e gjithë popullit shqiptar në luftën për pavarësinë e Kosovës:

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politik, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara.”

Pak minuta më parë, Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti, menjeherë pas konfirmimit të aktakuzës për krime gjatë luftës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës.

Një ditë me parë, edhe Kadri Veseli, aktualisht kryetar i PDK-së, u vu në dijeni për akt akuzën dhe sot është nisur për në Hagë.

Në vitin 2019, Haradinaj u dorëhoq si Kryeministër i Kosovës sepse Gjykata e Hagës e mori në pyetje për herë të dytë për krimet e luftës së Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>