BE këmbëngul në vijimin e dialogut Kosovë-Serbi

Nga Exit News
BE këmbëngul në vijimin e dialogut Kosovë-Serbi

Zëdhënësi për Çështjet e Jashtme të Bashkimit Evropian, Peter Stano i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të bëhen gati për të vijuar negociatat, pavarësisht situatës së tensionuar politike në Kosovë për shkak të hetimeve nga ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Dialogu po vazhdon dhe përparon me punën e përditshme në nivelin e ekspertëve përpara nga përfaqësuesi special i BE-së dhe ekipi i tij. Takimet e ardhshme të dialogut do të mbahen në Bruksel sa më shpejt që të lejojnë kushtet.

Në ndërkohë do të ishte mirë nëse Prishtina dhe Beogradi përgatiten për diskutimet, duke treguar frymën e nevojshme të pragmatizmit dhe vullnetin politik për kompromis,” u shpreh zëdhënësi Stano.

Deklarata e tij vjen pas disa ditëve që presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani dhe ish-kryeministri Haradinaj bënë thirrje për ndalimin e bisedimeve me Serbinë, pas nisjes së proceseve gjyqësore në Hagë për drejtuesit e lartë të vendit dhe UÇK-së.

Po ashtu një ditë më parë, presidenti serb Vuçiç deklaroi se nëse nuk vazhdohen bisedimet, në kufirin mes Serbisë e Kosovës mund të ndodhë ndonjë konflikt i llojit të Nagorno Karabakut.

Menjëherë pas deklaratës, Vjosa Osmani i kërkoi Bashkimit Evropian dhe NATO-s të reagojë ndaj “kërcënimit” të Vuçiçit për “luftë të dhunshme”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se deklarimet e presidentit të Serbisë nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ndërsa KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, u mjaftua duke thënë se ata mbështesin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>