Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar të mërkurën që të rriten presionet ndërkombëtare ndaj Serbisë për të dënuar përgjegjësit e gjenocidit në Kosovë.
“Sot e gjithnjë i bëj thirrje ndërkombëtarëve që ta rrisin presionin në qeverinë serbe për të hequr dorë nga politikat agresore ndaj Kosovës, e për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë e ushtarakë për këtë gjenocid”, ka dekalruar Kurti.
Në Ditën e Përkujtimit të viktimave të gjenocidit, Kurti ka thënë se gjenocidi është më tepër “se krim që duhet kujtuar me 9 dhjetor”.
‘“Kur flasim sot për dialog, nuk duhet të harrojmë se qëndrojmë mbi një tokë të ujitur me gjakun e të pafajshmëve”, ka shkruar Kurit në Facebook.
Ish-kryeministri i Kosovës është shprehur se në respekt të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, “duhet të pohojmë gjithnjë e vendosmërisht se Kosova është e pavarur”.
Vetëm me drejtësi mund të vendoset themeli i vërtetë për një Ballkan Evropian, ka nënvizuar Kurti në postimin e tij.