Policia ka gjobitur të enjten 4 protestues në Korçë me 5 milionë lekë secilin.
4 protestuesit janë pjesë e Forumit Rinor të PD. Ata janë gjobitur pasi dyshoheshin se ishin organizatorët e protestës së Korçës.
Policia i referohet për gjobën, aktit normativ për pandeminë, i cili nuk lejon grumbullimin e me shumë se 10 personave.
“Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit”, thuhet në aktin normativ të miratuar në 15 mars.