Bashkimi Europian nuk duhet të mbajë anë në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë – Serbi.
Kjo ishte kërkesa e ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov pas një takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Ky i fundit falenderoi Rusinë për mbështetjen e saj në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të shtetit serb.
Lavrov u shpreh i keqardhur që BE-ja nuk arriti të ndikojë për përmbushjen e marrëveshjeve të arritura më parë mes Kosovës dhe Serbisë, si është formimi i Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
Kjo për ministrin e jashtëm rus tregon pafuqinë e unionit europian përballë Prishtinës, raporton REL.
“Ne ende i bëjmë thirrje BE-së që të kuptojë plotësisht përgjegjësinë për përmbushjen e asaj që u ra dakord me ndërmjetësimin e saj”, tha Lavrov.