Kreu i AAK Ramush Haradinaj uroi të mërkurën presidentin e ri të SHBA Joe Biden pas betimit të tij duke e falënderuar atë për kontributin që ka dhënë për Kosovës.
“Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial. Kjo është një ngjarje me rëndësi globale, e ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Biden. Duke i uruar sukses, e falënderoj për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare”
Më tej ai u shpreh se shpresa e Kosovës është rruga drejt NATO-s, BE-së dhe OKB-së.
Ai shtoi se ato do të jenë në prioritet i agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të Biden.
“Besoj se gjatë presidencës së z. Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën”
Joe Biden është betuar si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mërkurën.
Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit kundër Donald Trump.
Biden është zotuar të marrë masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë si edhe kthimin e disa prej politikave kryesore të brendshme dhe të jashtme të ish-presidentit Trump.