SPAK i ka sekuestruar 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë mjekut kardiokirurg të QSUT, Edvin Prifti.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion njoftoi të enjten hetimet mbi mjekun për akuzat e korrupsionit.
Balkanweb raporton se SPAK ka bastisur shtëpinë dhe zyrën e Priftit ku ka gjetur shumat e mëdha të parave.
Hetimet ndaj kirurgut nisën pasi ai doli në përgjimet e sekretares gjyqsore të Krujës për rastin e gjyqtares Enkeleda Hoxhës.
Prifti dyshohet se ka marrë para për të futur në operacion pa radhë një të afërm të sekretares.
Më herët u raportua se mjeku u pezullua nga detyra deri në përfundim të çështjes. Bashkë me të u pezullua edhe një inferimiere.