Gjatë një takimi online me përfaqësues të shoqërisë civile, Kreu i Shtetit vuri në dukje se sistemi i drejtësisë ka probleme në zbatim dhe ndaj, nuk pret që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
“Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë inisiativat që kam nisur. Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, që ende nuk po hetohen plotësisht”, u shpreh Meta.
Presidenti bëri thirrje që qytetarët të ndërgjegjësohen për të votuar dhe të kuptojnë se fuqia e tyre në demokraci është pikërisht vota e tyre.
“Do të jetë vota e qytetarëve që do të vendosë dhe jo parimi stalinist, që s’ka rëndësi kush voton, por numërojmë ne. Kjo punë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Është detyra jonë të edukojmë të gjithë qytetarët që fuqia e tyre në demokraci është vota e tyre,” tha ai.
Më herët, Presidenti Meta u shpreh se nëse shumica aktuale konfirmohet pa prekur votën, ai do të jepte dorëheqjen në 26 prill.