Aktivist, organizata të shoqërisë civile dhe figura publike kanë reaguar ashpër ndaj gjuhës dhe imazheve të përdorura nga Kryeministri Edi Rama kundër kandidatëve të Partisë Demokratike.
Gjatë një shfaqje në rrjetin Facebook, kryeministri përdori imazhe të shtrembëruara të kundërshtarëve, duke i krahasuar me foto të kuruara të kandidatëve të Partisë Socialise.
Grupe organizatesh të shoqërisë civile të rrjetit si AWEN apo Rrjeti i Monitorimit të Dhunës ndaj Grave, kanë dalë me një deklarate në rrjetet sociale ku denoncuan gjuhën seksiste dhe të urrejtjes ndaj kandidateve gra në zgjedhje. Ato i bënë thirrje Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) të monitorojnë dhe të marrin masa ndaj rasteve të tilla.
Disa aktivistë të shoqërisë civile kanë reaguar me statuse të përbashkëta në rrjetet sociale, me hashtagun #solidaritet dhe #MegratëPërgratë, kanë refuzuar të bërit politikë duke denigruar figurën e kundërshtarit.
Aktivistja Alida Karakushi, duke deklaruar se nuk është e pozicionuar politikisht, e ka cilësuar perverse këtë lloj fushate të kryeministrit Rama.
“Unë nuk jam partiake, nuk kam ndonjë pëlqim konkret ndaj ndonjë politikani të zgjedhur të deritanishëm, por ama jam e shokuar nga përdorimi i një fotoje të zonjës Grida Duma nga kryeministri Rama,” shkruan ajo.
Edhe aktivistja kosovare Arta Avdiu u shpreh e indinjuar se ishte”sulmi me i gerditshem seksist qe kam pa ndaj ndonje politikaneje”
Me herët ka qënë presidenti Meta që i bëri thirrje kryeministri Edi Rama të kërkojë falje për gjuhën e përdorur ndaj kandidates së PD-së, Grida Duma.