Kryebashkiaku Erion Veliaj sulmoi sërish Presidentin Ilir Meta për ngjarjen e ndodhur të premten në zyrat e FRD-së.
Në një takim me banorët e zonës 13, Veliaj u shpreh se “Presidenti i Republikës, që duhet të përfaqësojë më të mirën që ka vendi dhe jo më të keqen. Duhet të përfaqësojë mjaltin, jo helmin”.
Presidenti Meta e quajti të premten vendimin e Bashkisë Tiranë të motivuar politikisht për të goditur një parti të opozitës. Ai u shpreh se vendimi ishte një “përpjekje për realizimin e një grushti shteti. Letra e Bashkisë pa vulë e emër titullari”.