Presidenti Meta, në konferenën e të enjtës me gazetarët, u pyet mbi praninë e tij, si dhe asaj të Petrit Vasilit dhe Edmond Haxhinastos në Vlorë dhe çfarë po ndodh me LSI atje.
Ai tha se nuk ka interes për LSI dhe i ftoj qytetarët e Vlorës të denoncojnë në portalin e Presidencës skenare për ndërhyrje në zgjedhje.
Presidenti Ilir Meta prej disa javesh po bën fushate në Vlorë, ku ka bërë thtirrje vlonjatëve të votojnë për kandiatët e LSI-së pa përmendur emrin e Luan Ramës.
Ky qendrim u përforcua nga një postim dhe një intervistë e nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili. Ky i fundit gjithashtu beri thirrje për votimin e kandiadtëve të LSI -së pa përmendur emrin e Luan Ramës.
Këto reagime nga ana e presidnetit dhe LSI-së kanë ngritur dyshime se mes LSI dhe Luan Ramës, drejtuesit politik të Vlorës, ka përplasje.
Më herët, Meta akuzoi Demina Gjiknurin se ka patur skenar për të marr mandatin e 9 me anë të manipulimit të zgjedhjeve, por ai skenar është djegur sipas tij.
“Doni provë më të madhe se biseda telefonike e para pak ditëve ku iu kërkua të bëjë një tjetër tërmet?,” iu përgjigj ai pyetjes për prova.
Meta tha se ditën e zgjedhjeve do të jetë në terren duke monitoruar procesin.