Kandidatët e pavarur të mbështetur nga Vetëvendosje në Shqipëri iu drejtuan kutive të votimit.
Kandidati i pavarur në Gjirokastër Kreshnik Merxhani postoi një foto ku tregonte shenjën se ka votuar.
Kandidati i pavarur në Lezhë Iliaz Shehu postoi një foto nga kutia e votimit dhe shkroi: “Të vendosim vetë, Voto”.
Më herët votoi dhe kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi.
Ai shkroi në Facebook: “Sot votova herët pasi ndryshimet e mëdha në Shqipëri nuk duhen vonuar më tej”.
Të dielën kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu bashkua zgjedhjeve në Shqipëri. Ai është kryeministri i parë nga Kosova që voton në zgjedhjet e Shqipërisë.
Kurti ka marrë pjesë në fushatën e kandidatëve të LVV në Shqipëri. Ai i ka mbështetur ata dhe ka thënë se LVV në Shqipëri do rritet.
Në aktivitetin përmbyllës të 3 kandidatëve, mori pjesë edhe Kurti. Ai e cilësoi fushatën e tyre si nj fushatë model dhe tha se ata kanë folur për program dhe nuk kanë sulmuar dhe sharë kundërshtarët.
Kurti kritikoi partitë e vjetra dhe tha se votuesit e tyre do të bashkohet në radhët e LVV.