Qeveria duhet të tërhiqet nga “investime publike tepër të mëdha-të financuara nga buxheti” dhe në vend të kësaj duhet të përqendrohet në financimin e sektorit të mbrojtjes sociale, kujdesit shëndetësor (të tilla si vaksinimi), rindërtimin e tërmetit dhe përgatitjen për fatkeqësi të mundshme në të ardhmen. Ky ishte përfundimi i arritur nga grupi monitorues i Fondi Monetar Ndërkombëtar.
FMN kritikoi qeverinë për procedurat e kufizuese të tenderave të kryera për procesin e rindërtimit. Shefja e delegacionit të FMN-së, madje, i kërkoi qeverisë të ndalojnë këto procedura dhe fondet t’i nënshtrohen kontrolleve të duhura të menaxhimit të financave publike.
“Për të ndihmuar rindërtimin e ekonomisë, nismat e planifikuara nga autoritetet shqiptare duhet të jenë në përputhje me të dhenat fiskale të 2023 dhe të mbështeten nga një plan i besueshem i buxhetit afatmesëm”, tha shefja e delegacioni, Sun, pas vizitës në vend më 7 deri në 11 qershor 2021.
FMN kritikoi edhe partneritetet publike private, duke u shprehu se: qeveria duhet të ndjekë reformat monetare me “energji” duke përfshirë monitorimin dhe menaxhimin e rreziqeve në rritje të tilla si partneritetet publik-privat, ndërmarrjet në pronësi të shtetit dhe garancitë e qeverisë.
Gjithashtu, FMN theksoi se projektet e reja të qeverisë (shpenzimet e qeverisë0 duhet të mbështeten nga masa për rritjen e të ardhurave për të siguruar një “konsolidim fiskal afatmesëm të besueshëm”.
Në njoftimi për shtyp, FMN parashikon 5,3% rritje të ekonomisë duke marre parasysh se ekonomik u tkurr shumë më pak sesa ishte parashikuar fillimisht, për shkak të turizmit të fortë të brendshëm dhe rajonal, politikave mbështetes, rindërtimit të tërmetit dhe faktit që nuk kishte një bllokim të dytë të COVID-19 të ekonomisë.
Rritja ekonomike, sipas FMN-së është efekt i rimëkëmbjes së sektorëve të prekur nga pandemia dhe rindërtimit të vazhdueshëm pas tërmetit.