Gjykata e Posaçme ka dënuar me shërbim prove, marviol Bilon, për plagosjen e Elion Hados në zonën e ish-bllokut, në 2018-tën.
Bilo u dënua me 7 vjet burg, me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 4 vjet e 8 muaj. Ky dënim u kthye në shërbim prove.
Prokuroria e Tiranës përfundoi në dhjetor 2020 hetimet për Marviol Bilon.
Prokuroria rrëzoi akuzat kundër Bilos për vrasjen e Fabian Gaxhës më argumentin se ishte në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.
Më 4 tetor 2018 pas një përplasje me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë Fabian Gaxha ndërsa u plagosën Elio Hado dhe Ervis Martinaj.
Ervis Martinaj akuzohet për krijim kushtesh për të kryer vrasjen, fshehje e të ardhurave, falsifikim pasaportash dhe organizim lojrash fati.
Ndërsa Hado akuzohet për vrasje të dy ose më shumë personave e mbetur në tentative, armëmbajtje pa leje dhe plagosje.
Në shkurt 2020, prokuroria dërgoi në gjykatë 4 të akuzuar për vrasjen e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshinë Ervin Mata, Marviol Bilo, Elion Hado dhe Ervis Martinaj.
Marvjol Bilo është ende në arrati.