Soreca, thirrje Komisionerëve Publik të apelojnë vendimin e KPK mbi Elisabeta Imerajn

Soreca, thirrje Komisionerëve Publik të apelojnë vendimin e KPK mbi Elisabeta Imerajn

Kreu i delegracionit të BE-së në vend, Luigi Soreca deklaroi të martën se mbështeste rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtar që Komisionerët Publik të apelonin vendimin e KPK-së mbi kryetaren e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj.

“Ne shpresojmë që Dhoma e Posaçme e Apelit të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi, për të siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet,” shkruan Soreca në rrjetin Twitter.

ONM i kërkoi të hënën Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Imerajt. ONM sugjeron se Imeraj nuk duhet të kalojë vetingun në asnjë nga tre kriteret: pasuria, pastërtia e figurës dhe profesionalizmi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi poshtë akuzat e përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs për përgjim të kolegut të tij Hans Kijlstra, pasi nuk gjeti asnjë provë apo indicje për përgjime ndaj vëzhguesit ndërkombëtar.

Më herët, ishte ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim e cila gjtihashtu nxiti Komisionin e Posaçëm i Apelimit të japë drejtësi “me guxim dhe integritet”, si dhe median që ta mbulojë vetingun e prokurores Imeraj pa rënë pre e presioneve.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>