Kryeministri i Kosovës Kurti dhe Presidenti i Serbisë Vuçiç do të takohen të hënën, më 19 korrik në Bruksel. Takimi u njoftua në fillim të korrikut nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Takimi zhvillohet në kuadër bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Ky takim i nivelit të lartë mbi dialogun, do të fokusohet në diskutimin mbi progresin e arritur – për hapat e ardhshëm në dialog, i cili është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë,” u shpreh Stano.
Kurti dhe Vuçiç u takuan për herë të parë në Bruksel më 15 qershor, por takimi ishte thjesht një njohje me qëndrimin e dy palëve.
Duke iu referuar deklaratave, palët kanë patur dakordësi mbi pretendimet, por kanë qënë të gatshëm të vazhdojnë dialogun.
Si pjesë e përgatitjeve mbi takimin e udhëheqësve, javën e kaluar u takuan në Bruksel delegacionet e kryesuara nga zëvëndëskryeministri i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Bislimi njoftoi se pala serbe ngriti 5 pretendime për mosrespektim marrëveshjesh nga ana e Kosovës, ku më e rëndësishmja ka qënë çështja e asociacionit të Komunave Sebe. Ndërkohë, Kosova ka identifikuar rreth 11 marrëveshje të cilat Serbia nuk i ka respektuar.
Sipas tij, Kosova do ta konsideronte idenë e asociacionit kur Serbia të zhbënte institucionet paralele në vend.