Gjykata Speciale ka vendosur zgjatjen e afatit të paraburgimit për Sali Mustafën, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Trupi gjykues u shpreh se paraburgimi është i nevojshëm pasi në të kundërtën, ekziston rreziku që Mustafa të pengojë procedurat, duke përfshirë ndërhyrjen tek viktimat dhe dëshmitarët, dhe/ose familjarët e tyre, raportoi “Betimi për Drejtësi”, të hënën.
Çështja kundër Salih Mustafa do të jetë dosja e parë që do të hetohet.
Dhomat e Specializuara të Hagës refuzuan dy herë kërkesën për lirim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.
Mustafa u arrestua në 24 shtator nga EULEX-i me akuzën për ndalim arbitrar, trajtimin mizor, torturë të të paktën 6 personave, dhe vrasjen e njërit prej tyre, në periudhën midis 1 prillit dhe 19 prillit 1999, në Zllash, të Kosovës. Ai u deklarua i pafajshëm për katër akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë.
Gjykata speciale arsyetoi në nëntor se “pozicioni i Mustafës brenda aparatit të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, që i siguron atij qasje në informacione dhe burime që do lehtësojnë çdo përpjekje për të ikur; pengojnë procedurat përmes ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë, ose të kryejë krime të mëtejshme”.