Çeta portretizon Ramën, Tahirin, Xhafajn e Ballën si personazhe të Narcos

Çeta portretizon Ramën, Tahirin, Xhafajn e Ballën si personazhe të Narcos

Pas disa muajsh heshtje, graffiti të reja me përmbajtje politike janë shfaqur në rrugët e Tiranës.

Grupi i aktivistëve dhe artistëve anonimë, të njohur si Çeta, kësaj radhe kanë përfshirë në veprat e tyre Kryeministrin dhe ish-ministrat e Brendshëm, të akuzuar për lidhje të ngushta me bandat e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kudo nëpër muret e Tiranës, graffitit paraqesin si personazhe të serialit televiziv Narcos, kryeministrin Edi Rama, ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri (nën hetim për korrupsion dhe trafik droge), ish-Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj (i cili akuzohet se e mbrojti vëllanë e tij, një trafikant droge të kërkuar ndërkombëtarisht) dhe deputetin socialist Taulant Balla.

Me artin e saj, Çeta ka denoncuar vazhdimisht disa nga ngjarjet më të rënda që kanë prekur opinionin publik, si vrasja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, luftën e Bashkisë Tiranë ndaj shitësve ambulantë, largimin e komunitetit rom nga banesat e tyre apo hedhjen e salcës së domates mbi ministren Nikolla si shenjë proteste kundër reformës në arsim.

Për shembull në 2016-ën, grupi i artistëve dhe aktivistëve, vizatuan kudo në Tiranë- në dyert e Bashkisë, në instalacionin Reja, në parkun e lojërave tek Liqeni Artificial apo dhe në mure e kabina elektrike – portretin e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Punonjësit e bashkisë i mbuluan menjëherë me bojë portretet e Arditit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>