Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të rinisë procesin e rivlerësimit të magjistratëve nesër, më 4 janar, me gjyqtarin Alltun Çela.
Alltun Çela e ka nisur karrierën në vitin 1995 dhe që prej 2008-ës, është krytar i Gjykatës së Sarandës.
Gjyqtari Çela do t’i nënshtrohet nesër vetingun në tre aspkete: pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.
Sipas raportit të BIRN, në vitin 2003 kur Çela ka bërë për herë të parë deklarimin e pasurisë, pasuria e tij vlente 3,2 milionë lekë dhe konsistonte në një shtëpi të dhuruar nga prindërit, një apartament, 17 mijë metra katrorë pemishte, një pjesë të një magazine dhe rreth 300 mijë lekë cash.
Në fund të vitit 2017, pasuria e familjes së gjyqtarit arrin në vlerën e 21 milionë lekëve, ku 11 milionë lekë e zenë pasuritë e paluajtëshme; 8,2 milionë lekë janë likujditete në banka, 1,2 milionë lekë janë kursime cash dhe 600 mijë lekë është vlera e një automjeti.
Rreth 77 për qind e të ardhurave kanë si burim pagat nga puna (48,5 për qind paga e gjyqtarit, 30,2 për qind pagat e familjarëve), 10 përq qind të ardhura nga qiraja dhe 6,4 për qind e të ardhurave totale kanë si burim sipërfaqen e tokës pemishte.
Nga analiza e BIRN, rezulton se dy nga 14 deklaratat e pasurisë ndër vite kanë diferenca negative, pra familja e gjyqtarit ka shpenzuar më shumë para se sa ka pasur të ardhura: në vitin 2004 diferenca është 180 mijë lekë, ndërsa në vitin 2010 diferenca është 1,4 milionë lekë.
Emri i gjyqtarit Çela është përmendur për paaftësi dhe korrupsion nga ish-gjyqtari i Sarandës Rasim Doda, gjatë procesit gjyqësor të këtij të fundit në vitin 2016. Rasim Doda, i akuzuar për korrupsion pasiv, e akuzoi Çelën si orkestrues të sulmit ndaj tij . Këto akuza nuk u sqaruan asnjëherë.
Një panoramë të procesit të vetingut për vitin 2018 mund ta lexoni këtu.