Protesta e studentëve — Kryeministri Rama refuzon transparencën për përgjysmimin e tarifave

Protesta e studentëve — Kryeministri Rama refuzon transparencën për përgjysmimin e tarifave

Kryeministri Rama u ka kërkuar studentëve të mos paguajnë më shumë së 50 përqind të tarifës së shkollimit .

Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%”- shkroi në Twitter Rama.

Qeveria  në 26 dhjetor miratoi vendimin për kufirin maksimal të tarifës vjetore të shkollimit në çdo degë të Universiteteve publike. Në Vendim qeveria ka përcaktuar se “kufiri maksimal i tarifës vjetore të shkollimit … paguhet nga studentët në masën 50 për qind të vlerave…”. Ndërsa, pjesa tjetër do të paguhet nga qeveria. Vendimi përcakton se qeveria do të rimbursojë me fonde  grant nga buxheti i shtetit humbjet e Universitetit nga ulja e tarifës së shkollimit.

Sipas, përllogaritjes të bëra nga Exit.al, fondi qeveria duhet t’ju paguajë Universiteteve është të paktën 12 millionë euro. Në Ligjin për Buxhetin të miratuar në dhjetor të vitit të kaluar nuk është përcaktuar të ketë një fond të veçantë për arsimin në mënyrë që të plotësohen kërkesat e studentëve.

Ndërkohë, miratimi i një fondi  nga buxheti i shtetit mund të bëhet vetëm duke ndryshuar ligjin e buxhetit për vitin 2019, tashmë të miratuar në Kuvend.

Në reagimin e dytë në Twitter Kryeministri Rama ka deklaruar se do t’i paguajë “një më një” Universitetet brenda muajit janar.

Por, pavarësisht deklaratave të Kryeministrit, Këshilli i Ministrave ende nuk ka miratuar një vendim lidhur me vlerë e fondit dhe mënyrën e rimbursimit drejt Universiteteve.

Deklaratat e Kryeministrit Rama tingëllojnë më shumë si propagandë e qeverisë për të shuar protestën e studentëve se sa si vullnet i qeverisë për të plotësuar kërkesat e studentëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>