Kryebashkiaku Veliaj dha një intervistë sot në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu. Ai foli për një bilanc të punës së Bashkisë këto katër vjet dhe për projektet e ardhshme. Erion Veliaj tha se Teatri Kombëtar do të prishet dhe në vend të tij do të ndërtohet një teatër i ri.
“Javën tjetër kemi një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili siç thotë ligji do të krijoj një komision për ta hapur garën për teatrin. Hapet gara dhe respektohen afatet dhe do të bëhet teatri i ri. Kush do referendum për teatrin le të votojë më 30 qershor”.
Sipas tij, teatri i ri do të ndërtohet sipas skemës së partneritetit-publik-privat, njësoj sikurse u veprua me Stadiumin Kombëtar Qemal Stafa.
“Tokën e Bashkisë që e kam parking po ia jap si bashki, jo si teatër. Tek kjo tokë do të bëjë një hotel dhë më pas do të ndërtoj një teatër”.
Veliaj tha se “do të ketë kulla në qendër dhe përreth bashkisë”. Ai shtoi se:
“Gjysma e ndërtimeve të bashkisë janë ndërtime publike. Bashkia Tiranë ka dhënë leje ndërtimi për 14 mijë metra katrorë është pazari i ri, bulevardi i ri, stadium kombëtarë, 267 mijë metra katrorë hotele dhe shërbime si shkolla Kosova, shkolla Hoxha Tahsim”.
Veliaj lajmëroi gjithashtu se “tek garda do të jetë Biblioteka Kombëtare” dhe Teatri i Kukullave do të ndërtohet pranë Koopshtit të ri Zoologjik.
“Kopshtin Zoologjik jemi duke e prokuruar tani, besoj do të shkoj 3-4 milionë euro. Ai do të bashkohet me koopshtin botanik dhe do ta bëjmë si park argëtimi. Teatri i Kukullash do të jetë këtu, sepse ndërtesa është e amortizuar”.
Sipas, Kryebashkiakut Veliaj, në vend të parkut të fëmijëve “7 xhuxhat”, tek rruga e Elbasanit, i cili është prishur dhe do të ndërtohet kulla më e lartë në Tiranë 135 metra, do të behet parkim nëntokësor poshtë dhe kënd lojrash sipër.
“7 xhuxhat ishin hapësirë private. Një zotëri nga fier i e ksihte privatizuar u hoq private dhe po behet parkim nëntokësor poshtë dhe kënd lojrash sipër. Dhe mbaron punë javësh”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë nuk pranoi të flasë për kullat e tjera private që do të ndërtohet tek garda. Ai u shmang duke thënë se “flas vetëm për gardën publike”.
Veliaj foli edhe për projektin e Unazë së re, për teë cilin tha se “Unaza e re është në pritje të Vendimi të Këshillit të Ministrave për shpronësimet. Dy lote nuk janë problematike dhe loti i tretë do të ritenderohet.”