Rama i drejtohet BE-së, Ju lutem na ndihmoni

Nga Exit News
Rama i drejtohet BE-së, Ju lutem na ndihmoni

Kryeministri Edi Rama falenderoi të gjithë vendet anëtare të BE-së për pjesmarrjen dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë, në Konferencën e Donatorëve. Ai i kërkoi vendeve evropiane të ndihmojnë Shqipërinë në procesin e rindërtimit.

Kryeministri Rama foli edhe për bllokimin e hapjes së bisedimeve me Shqipërinë. Ai e quajti këtë vendim “tërmet politik” për vendin. Rama shprehu dëshirën që Shqipëria, në të ardhmen, të anëtarësohet në BE:

“Do isha i lumtur sikur flamuri shqiptar, të ngrihej të zëvendësojë flamurin britanik, por nuk do ta bëj këtë. Sic ndodh një këngë e John Lenon ‘Jeta të ndodh’, ndërsa bën plane të tjera”.

Konferenca e donatorëve nisi në mesditë. Fillimisht Kryeministri Rama dhe presidentja e KE-së Von Der Leyen nënshkruan dokumentin për dhurimin e 15 milionë eurove nga KE. Tani, konferenca po vazhdon me prezantimin e raportit të ndihmës në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>