Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka takuar sot ambasadorin e delegacionit të Bashkimit Europian Luigi Soreca. Takimi u zhvillua tek ‘Shtëpia e Europës’. Sipas mediave, në takim u diskutua marrëveshja e reformës zgjedhore dhe votimi i saj në Kuvend.
Për miratimin e reformës zgjedhore duhen 84 vota në Kuvend, nërkohë PS ka 77 vota.
Të shtunën, tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend pas takimit me ambasadoren Kim u shprehën se nuk do ta votojnë reformën.
Ata kërkuan plotësimin e kërkesave e tyre për lista të hapura, ndryshim sistemi, depolitizim të adminsitratës, për të miratuar reformën.