Policia italiane arrestoi më 15 qershor, një bandë trafikimi lëndësh narkotike, të drejtuar nga një shqiptar. Hetimi nisi në janar 2017.
Sipas medias italiane, grupi kriminal drejtohej nga një shqiptar me një biznes ndërtimi. Ai i merrte trafikantët nga Shqipëria, i regjistronte në mënyrë të rregulltë në Itali si murator dhe më pas i përdorte për trafikimin e kokainës dhe drogave të tjera.
Hetimi nisi, kur kreu i i bandës kriminale u kap në 2017 me rreth 2 kilogramë kokainë, të fshehur në oxhakun e një godine. Më pas policia arriti të lokalizonte një 5 kilogramë heroinë të pastër në një magazinë në periferi të qytetit Frosinone, të menaxhuar nga dy shqiptarë për llogari të të njëjtin grup kriminal.