Ka rinisur dialogu Kosovë – Serbi me një video-telefonatë mes Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Përfaqësuesi i lartë në BE për politikën e jashtme, Joseph Borell tha se qëllimi i diskutimeve është arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Borell dhe Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, do të bisedojnë me rradhë me të dyja palët. Në fund të takimeve, presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
BE pret që ky rifillim i bisedimeve të konfirmohet në takimin e 16 korrikut mes Vuçiçit dhe Hotit në Bruksel. Më pas të dy shtetet do të kenë kohë për të përgatitur axhendën e punimeve ëpr arritjen e marrëveshjes