Ministri i Rindërtimti dhe i Koronavirusit Arben Ahmetaj i ka kërkuar ministrave të ekonomisë së BE-së të bashkëpunojnë me kompanitë fason në Shqipëri.
Zoti Ahmetaj, në një letër zyrtare dërguar ministrave të BE-së shkruan se fasoneritë shqiptare mund të prodhojnë “veshje dhe këpucë për mjekët, për policinë, për ushtrinë dhe gjithë forcat që sot luftojnë në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm”.
Sektori i fasonerisë është në vështirësi për shkak të ngadalësimit ose anullimit të kontratave me firmat porositëse, për shkak të koronavirusit.
Ndërkohë, opozita i ka kërkuar qeverisë të mbyllë fasoneritë pasi ato përbëjnë rrezik infektimi dhe përhapje për koronavirusin.