Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, e habitur nga mbështetja e kryeministrit shqiptar ndaj idesë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, e habitur nga mbështetja e kryeministrit shqiptar ndaj idesë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

Themeluesja dhe presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj kësaj ideje si “të paimagjinueshme”.

Gjatë një telekonference në 19 maj për të “Të ardhmen e Kosovës” të organizuar nga Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Kolumbias dhe Qendra për Siguri në Evropën Juglindore, Biserko tha:

“Beogradi po shihte dhe po priste një mundësi për të bërë një marrëveshje ndarjeje me kosovarët, dhe gjithashtu jam e habitur që Shqipëria … Ishte e paimagjinueshme që dikush nga Shqipëria të mbështeste një marrëveshje të tillë. Unë shoh shqetësim të madh që nganjëherë duket siku Serbia pati sukses, dhe e gjithë kjo ndryshoi me sa duket mjedisin ndërkombëtar, u vendosën në dorën e Serbisë, sepse ata [Serbia] luajtën midis faktorëve të ndryshëm: SH.B.A., BE, Gjermani, etj. Rusia, Kina, Turqia. Kështu që me të vërtetë i dha më shumë hapësirë ​​Serbisë për të luajtur lojën e saj.

Në tetor 2018, Biserko deklaroi se Rama dhe Vuçiç kishin rënë dakord në Beograd në vitin 2016 për të nisur dhe mbështetur një plan për shkëmbimin e territoreve.

Në eventin e organizuar në internet këtë javë, ajo sugjeroi që e  ardhmja e vendit të shihej në tre nivele të ndryshme: të brendshmëm, rajonal dhe ndërkombëtar.

Biserko pohoi se, që nga vitet ’80, Serbia kurrë nuk kishte konsideruar ndonjë mundësi tjetër për Kosovën përveç ndarjes, megjithë disa pozicione të krahut të djathtë që e shohin Kosovën në tërësinë e saj si pjesë të Serbisë. Serbia nuk do të heqë dorë nga ndarja, tha Biserko, për sa kohë që ka mbështetjen e Rusisë.

Në kundërshtim me marrëveshjen që Serbia nënshkroi me Kosovën, Beogradi përdori interesat e pakicës etnike serbe në Kosovë për të krijuar një marrëveshje ndarjeje, pohoi Biserko. Ajo shprehu shqetësim për atë që duket si suksesi i dukshëm i Serbisë në këtë kënd.

Ajo gjithashtu pohoi se, krahas dialogut zyrtar të lehtësuar nga BE dhe SH.B.A., Serbia kishte zhvilluar një fushatë shpifjeje ndaj shqiptarëve, duke kriminalizuar lëvizjet çlirimtare shqiptare dhe udhëheqësit e tyre, dhe duke pikturuar Kosovën si një shtet mafioz. Kjo u shoqërua gjithashtu nga fushata e vazhdueshme e mosnjohjes ndaj Kosovës. Rritja e ndjenjave botërore anti-Amerikane gjithashtu i erdhi në ndihmë kësaj fushate.

Biserko paralajmëroi që një ndarje. e Kosovës, e mbështetur nga SH.B.A do të destabilizonte rajonin. Ajo shtoi se një nocion i tillë duhet të krijojë shqetësime të konsiderueshme për vendet e mëparshme Jugosllave si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina, dhe nënvizoi ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe në të gjitha këto vende.

Biserko këshilloi që BE të merrte një rol më aktiv në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konsolidimin e shtetit kosovar. Ajo vajtoi për faktin se zgjedhjet e ardhshme të Serbisë me shumë mundësi do të fitohen edhe një herë nga Presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq pasi Serbia nuk ka kushtet për zgjedhje të lira dhe ligjshme dhe opozita e vendit nuk është në gjendje të sigurojë një vizion alternative për nacionalizmin e Vuçiçit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>