Albin Kurti në mbështetje të Teatrit Kombëtar: Ata që sot përfitojnë, nesër humbin

Nga Exit News
Albin Kurti në mbështetje të Teatrit Kombëtar: Ata që sot përfitojnë, nesër humbin

“Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave”, deklaroi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ai dha mbështetjen për të gjithë artistët e Teatrit Kombëtar, të cilët dolën në mbrojtje të tij.

Në një postim në Facebook, Kurti shkruan:

“I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë.”

Në Kosovë disa teatro anulluan shfaqjet e tyre, ndërsa është planifikuar një protestë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në orën 17:00.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>