Gazetari Alfred Lela ka debatuar me Kryeministrin Edi Rama në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla për dhunën e policisë mbi në 17 maj.
Lela i tregoi Kryeministrit shenjat në trup për shkak të goditjeve me shkelma në trup dhe kokë dhe për këtë ka raport mjekësor, por Rama tha se nuk ka parë asnjë dhunë në pamjet filmike.
Rama: Në çfarë ne kemi parë nuk ka shkelma as goditje, po vetëm shoqërim. Shenja unë nuk shoh fare. Mbërthehu, bravo! Çfarë shenjash ke në trup kjo është pjesë e mjekësisë ligjore. Ajo që unë shoh është procedurë e pastër e policisë së shtetit.
Lela: Turp të të vij që e quan një dhunë në mes të ditës, e pranuar nga organizata ndërkombëtare të pavarua. Është e filmuar në disa kënde. Vjen ktu dhe e shndërron pa turp. Goditja, ndërkohë që jam i shtrirë është procedurë? Ku është propocionaliteti?