Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu deklaroi sot se refoma në drejtësi do të godasë zyrtarët e korruptuar dhe kriminelët vetëm nëse qytetarët kërkojnë rezultate nga institucionet.
Duke folur në simpoziumin kujdër korrupsionit, që po zhvillohet sot në Tiranë, ambasadori Lu deklaroi:
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë [institucionet e krijuara nga reforma në drejtësi SPAK dhe BKH] do të sigurojnë një kapacitet të pavarur të hetimit për të kapur krerët e krimit të organziuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar. Ata do ta bëjnë këtë me mbështetjen e qeverisë së SHBA.
Kjo [reformë] duhet të funksionojë vetëm nëse populli shqiptar ka pritshmëri të lartë dhe kërkon rezultate nga këto institucione.
Duhet të prisni që politikanë të lartë të korruptuar nga e djathta dhe e majta do të përballen me drejtësinë.
Duhet të prisni që kontrabandistë droge, krerë të krimit të organizuar dhe krerë të gjykatës të korruptuar të jenë të frikësuar.
Shohim prova se këta persona janë të frikësuar dhe po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme.
Të gjithë partitë politike e kanë vënë besimin në gjykimin e Komisionit të Venecias. Jemi në pritje opinionit të tij, i cili do të ndihmojë në udhëzimin e Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi.