Ambasadori rus në SHBA mbërrin në Moskë për sqarime

Ambasadori rus në SHBA mbërrin në Moskë për sqarime

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov, u kthye të dielën në Moskë për sqarime në lidhje me raportet e nderura me SHBA, siç ishte paralajmëruar më parë.

Njoftimi u dha nga llogaria në Twitter e ambsadës që shkruajti: “Ambasadori rus Anatoly Antonov është rrugës për në Moskë për të marrë pjesë në konsultimet për korrigjimin e Rusisë-SHBA. marrëdhëniet.

Rusia tërhoqi ambasadorin e saj në Uashington më 17 mars, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një interviste e quajti “vrasës” homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Deklarata e Bidenit nxiti reagimin e Putinit i cili tha se ai uron homologut amerikan “shëndet të mirë” duke shtuar se “njerëzit kanë prirje të shohin të tjerët ashtu siç  shohin në  të vërtetë veten e tyre”.

Intervista e Bidenit u transmetua vetëm pak kohë pas publikimit të një raporti nga Zyra e Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare, që tregonte se Putin “ka autorizuar një varg organizatash qeveritare ruse që të ndikonin në operacione, me qëllim të denigrimit të kandidaturës së presidentit, Joe Biden dhe Partisë Demokratike, duke përkrahur ish-presidentin, Donald Trump, për të minuar besimin publik në procesin zgjedhor dhe për të rritur ndarjet sociopolitke në Shtetet e Bashkuara”.

Kremlini mohoi gjetjet e raportit, duke thënë se ato ishin “absolutisht të pabazuara“.

Ambasadori rus, Anatoli Antonov, iu tha agjencive se do të qëndronte në Moskë “sipas nevojës” dhe se ishin caktuar disa takime.

Pala ruse gjithmonë ka theksuar se ne jemi të interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane në të njëjtën masë si kolegët tanë amerikanë“, citohet të ketë thënë ai nga agjencia TASS.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>