Amnesty International: Mbi 20 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE gjatë 2016-ës

Amnesty International: Mbi 20 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE gjatë 2016-ës

Mbi 20 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian në vitin 2016. Ky fakt bëhet i ditur nga “Amnesty International” në raportin për vitin 2016. Duke e krahasuar me një vit më parë, ky numër ka shënuar rënie.

Sipas EUROSTAT, në vitin 2015 kërkuan azil rreth 65 mijë shqiptarë, 55 mijë prej tyre në Gjermani. 99 për qind e kërkesave për azil të qytetarëve shqiptarë janë refuzuar nga shtetet evropiane. Shtete si Gjermani e quajnë Shqipërinë vend të sigurt origjine, pra jo vend ku po zhvillohet luftë, ndaj qeveria ka vendosur të mos pranojë azilkërkues shqiptarë.

Një tjetër shkak për rënien e kërkesës për azil janë dhe politikat bllokuese që ndjekin vendet e BE-së ndaj emigrantëve, pas sulmeve terroriste që kanë ndodhur, shumica të kryera nga azilantë apo refugjatë. 

Në raportin e Amnesty International për vitin 2016 ngrihen disa shqetësime.

Dëbimet me forcë

Rreth 80 mijë persona të komunitetit rom e egjiptianë janë zhvendosur me forcë në zonën e “Bregut të lumit” në Tiranë. Kjo për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Autoritetet nuk arritën të siguronin strehim alternativ.

Zhdukjet e personave

Në paragrafin për zhdukjen e personave,  “Amnesty International” i referohet zhdukjes së shtetasit Remzi Hoxha. Për këtë çështje, në raport thuhet se autoritetet nuk kanë bërë përparim në hetime për të nxjerrë përpara drejtësisë personat përgjegjës. Po ashtu, rezultojnë të zhdukur dhe 6 mijë perso.na të tjerë

“Qeveria ka filluar të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar të Personave të gjetur për të identifikuar eshtrat e shqiptarëve të zhdukur me forcë gjatë komunizmit”, shkruhet në raport.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>