Dhjetra persona u arrestuan të shtunën në Australi pasi protestuan kundër procesit të vaksinimit.
Protestat kanë shpërthyer në vend ndërkohë që plani i vaksinimit është gati për të nisur.
Protestuesit mbanin në duar sloganë “Trupi im, zgjedhja ime”.
Qeveria e Australisë ka planifikuar që të nis procesin e vaksinimit me vaksinën Pfizer të hënën.
Rregullatori mjekësor australian ka aprovuar në fillim të kësaj jave edhe vaksinat e AstraZenexas dhe asaj të Universitetit të Oksfordit.
Mbështetësit e idesë kundër vaksinimit janë të përhapur në të gjithë Europën.
Teoritë konspirative gjatë pandemisë u rritën, tregojnë studimet. Mbështetësit e këtyre ideve janë kundër vaksinimit dhe mendojnë se vaksina do u ndryshojë ADN.
Për të lexuar më tepër rreth teorive konspirative gjatë pandemisë kliko këtu.