
Policia ka arrestuar të mërkurën sanitaren Tire Alldervishi në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.
Ajo akuzohet për mashtrim pasi i ka marrë shumën rreth 800 mijë lekë një qytetareje, duke u hequr si infermiere.
Skandali në spitalin COVID2 u raportua nga emisioni investigativ “STOP”, ku kjo sanitare dyshohet t’i ketë marrë para familjarëve të një pacienteje duke u hequr si infermiere.
Pas publikimit të lajmit ministria ka reaguar duke dënuar aktin dhe kërkoi shkarkimin e sanitares.