Taulant Balla, Kryetar i grupit parlamentar të PS-së akuzoi opozitën, PD dhe LSI për bllokim të votës së emigrantëve. “Vota e emigrantëve u bllokua përfundimisht nga PD dhe LSI. Kanë mbllokuar vendimin e KQZ për tju dhënë mundësive shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit”, u shpreh ai në seancën plenare të së martës, 16 mars.
Në të vertet afati i caktuar KQZ-së për përgatitjen e dokumentacionit për votën e emigrantëve ishte vetëm 3 muaj. Afat i pamundur për të realizuar në mënyrë të drejtë votimin dhe numërimin e votës së 1, 3 milionë shqiptarëve që jetojnë jashët territorit.
Që kur KQZ vendosi t’ja lërë në dorë partive politike dakordësimin për lejimin e votës së emigrantëve, shumica dhe opozita kanë sulmuar njëra-tjetrën.
Balla në emër të PS disa herë në daljet publike ka fajkësuar PD dhe LSI për bllokim të votës.
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka nisur manipulimin e votës së emigrantëve duke emëruar eksponentë të lartë të Partisë Socialiste për regjistrimin e tyre.
Ndërsa, përfaqësues të grupimit ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ (DSHL), të prekurit direkt nga ky vendim, pjesë e grupit të punës së ngritur nga KQZ për votën e diasporës u shprehën se partitë politike i tremben votës së emigrantëve.