Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla falënderoi të enjten reporteren për Shqipërinë Isabela Santos, në lidhje me miratimin rezolutës së PE.
Ai tha se PE ka “rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën”.
Raporti do të miratohet në seancën plenare të javës së fundit të marsit.
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi të enjten raportin për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimit Europian.
Debati u fokusua në përmbushjen e 15 kushteve për çeljen e negociatave dhe një sërë amendamentesh, të propozuara nga Partia Popullore Europiane.
Ata vunë theksin tek shqetësimi dhe akuzat për fenomenin e shit-blerjes së votave.
Pavarësisht se PE ka mirëpritur fillimisht marrëveshjen e 5 qershorit, ajo ka shprehur kritika mbi mënyrën se si u miratua, pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.
Parlamenti ka ndarë po ashtu shqetësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi luftën e pamjaftueshme në kundër të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit dhe në pasuritë e paluajtshme.
PE ka shprehur shqetësimin edhe për “paketën anti shpifje”, duke thënë se “çdo rishikim i ligjeve të medias dhe Kodit Penal duhet të bëhet në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse duke garantuar se zërat dhe mendimet e shoqërisë civile, medias dhe gazetarëve”.