Balla: Najada Çomo përfaqëson denjësisht bluzat e bardha

Nga Exit News
Balla: Najada Çomo përfaqëson denjësisht bluzat e bardha

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla tha të premten se Najada  Çomo përfaqëson denjësisht bluzat e bardha

Ai zhvilloi një bashkëbisedim me mjekë dhe infermierë të Elbasanit , ku foli për sfidat e shëndetit publik të këtij qyteti.

“Najada në vetvete përfaqëson gjithë mjekët dhe infermierët të cilët u përballen dhe vazhdojnë të përballen me këtë betejë. Kjo luftë po shkon drejt fundit”, tha Balla.

Ai tha se ndihet krenar  që në PS është një “personalitet të vijës së parë të frontit” .

Ai falënderoi mjekët, infermierët dhe stafet mbështetëse të spitaleve në qarkun e Elbasanit.

Kryeministri i bëri ftesë Najada Çomos për t’u bashkuar me PS dhe ajo e pranoi ftesën e kryeministrin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>